NËNKRYETARJA PUKA: NA DUHET KOHË PËR TA MARRË KËTË VENDIM. Fryma e Re Dekomratike e degës Shkodër ka shprehur një mendim ndryshe për mundësinë e koalicionit të kësaj force politike me Partinë Socialiste dhe koalicionin e majtë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Sipas nënkryetares të FRD Shkodër Alma Puka kjo gjë i është bërë e ditur kryetarit Bamir Topi gjatë mbledhjes së asamblesë në Tiranë. Ky vendim i FRD Shkodër për të patur një mendim ndryshe sa i përket mundësisë së koalicionit me PS-në vjen pasi kërkohet më shumë kohë për të marrë mendimin e dhe të bazës në kryeqendrën e veriut. Para pak kohëve FRD-ja e Shkodrës i bëri një ftesë Partisë Demokratike për të qenë sëbashku në koalicion. Ftesa e kryetarit Bamir Topi për koalicion me të majtët erdhi si surprizë për antarsinë e Shkodrës e cila duket se nuk e suporton kalimin majtas të një force të djathtë siç është FRD-ja.