Një version i vjetër i këngës më të njohur të grupit “Queen” është publikuar në “Youtube” ditët e fundit të dhjetorit.

“We are the champions” e kënduar nga lideri i grupit, Freddie Mercury, pa muzikë, është publikuar në “Youtube” më 30 dhjetor 2015 dhe brenda një jave ka mbledhur mbi 1 400 000 klikime. Ky version i këngës tregon edhe një herë madhështinë e zërit të Freddie Mercury-it, këngëtarit britanik, vokalist i një prej grupeve më të adhuruara në botë në fund të viteve ’80. Këngëtari dhe tekstshkruesi i këngëve të “Queen”, i njohur për performancat e jashtëzakonshme live, u nda nga jeta në 24 nëntor 1991, vetëm një ditë pasi kishte njoftuar publikisht se vuante nga SIDA.

Artikulli paraprak“ARREST NË BURG” PËR ESAT DUSHAJ, AUTORIN E VRASJES SË DYFISHTË
Artikulli tjetërVAU DEJËS, MË DËMËT MË TË MËDHA NGA RESHJET