
Biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër është një nga hapësirat më të frekuentuara nga të rinjtë të cilët e shfrytëzojnë si vend për të studiuar dhe lexuar. Specialistja e dixhitalizimit dhe promovimit në biblotekë, Sidita Halluni u shpreh e kënaqur interesi i të rinjve të cilët frekuentojnë biblotekën duke e cilësuar si një tregues pozitiv për kulturën e leximit në qytet.
Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë dhe mundësisë për të lexuar libra në format dixhital, të rinjtë vijojnë të preferojnë ende librin fizik.
Specialistja e dixhitalizimit dhe promovimit në biblotekën “Marin Barleti”, Sidita Halluni foli mbi rëndësinë e librit.
Në ditën ndërkombëtare të librit, ky interes për leximin tregon se pavarësisht kohëve që ndryshojnë, libri mbetet udhërrefyes i pazëvëndësueshëm i dijes dhe kulturës.