Kryetarët e FRESSH dhe FRPD në Sarandë janë bërë bashkë ditën e sotme për të mbledhur ndihma për personat e prekur nga tërmeti i rënë një ditë më parë ku la pas edhe viktima.

“Jemi mbledhur për fatkeqësinë e tërmetit të rëndë. Jemi mbledhur së bashku me FRPD, jemi shkrirë jemi bërë një sot. Cdo gjë është e nevojshme. Sot vlen çdo gjë, për ata që janë të pastrehë. I ftojmë të gjithë qytetarët e Sarandës që të bashkohen.” tha kreu i FRESSH.

“Orë dhimbje e ankthi për çdo njeri atje. Dhimbja nuk ka ngjyra. Sot jemi bashkuar nismës për të dhuruar ndihma. Ti bashkohen kësaj nisme. Saranda e ka treguar ndër vite se janë humanë. Ata janë vëllezërit dhe motrat tanë.” tha më pas kreu i FRPD.