Forumi Rinor Eurosocialist në Shkodër shumë shpejt do të futet në process zgjedhjes të reja.

Kështu në radhët e FRESSH Shkodër pas “FRESSH VOICE” që u zhvillua për përzgjedhjen e kreut të përgjithshëm do të riorganizime edhe në degë të ndryshme të forumeve rinore. Kështu kryetarja aktuale e FRESSH në Shkodër Xheni Halili ka dhënë dorëheqjen nga ky post për t’i lënë vendin të rinjve të tjerë për të drejtuar dhe për të dhënë kontributin e tyre. Në faqen e saj në facebook Halili ka dhënë edhe një mesazh falenderimi pas 2 viteve si kryetare e FRESSH në Shkodër. “Shumë dashuri e pastërti ishte gjithçka munda të bëj për FRESSH-in e Shkodrës. Plot 2 vite sfida, punë, ristrukturim, nga një FRESSH i përçarë tashmë të gjithë kanë një derë të drejtohen. Falenderim i përzemërt për çdo anëtar të strukturës tonë. Jam e sigurtë se është bërë shumë, ka edhe më shumë për të bërë, por di me bindje të plotë se kushdo që do e marrë drejtimin do vazhdojë me po të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse e të hapur për çdo të ri që do që zëri i tij të dëgjohet. Dua të përmend veprën që përcaktoi ardhjen në epokën e re intelektuale të shek. XX të Hobsbaëmit ‘Është ndalur marshimi përpara Laburizmit’ nga çka dua të nxjerr përfundimin se ne jemi mjaftueshëm të brishtë ndaj kultit të identitetit dhe këtu nuk po flas për politikën e madhe. Dëshiroj të falenderoj gjithësecilin që pata mundësinë të punoj me të me ndershmëri e pasion për punën. Forumi rinor eurosocialist i Shkodrës ka treguar gjithmonë se di të jetë i veçantë dhe unë kam sigurinë se diçka e tillë do vazhdojë kushdo që do fitojë garën për të qënë në krye. Ju dua shumë të gjithëve me shumë përulje për çdo bashkëpunim, gëzim e pakënaqësi që mund të kemi kaluar bashkë.  Suksese të gjithëve! Sfida të reja na presin! Dje, sot, nesër, bashkë”. Pas dorëheqjes së Halilit si kryetare e FRESSH në Shkodër një kandidat me mbështetje mund të jetë Elson Çeliku, një tjetër emër që pritet është Suada Selimaj ndërsa mund të kandidojë edhe Briken Dibra. Zgjedhjet në FRESSH-in e Shkodrës mendohet që të përfundojnë brenda muajit nëntor.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT, PROGRAMI DEWERTA MBËRRIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërMASSAFRA: NJË NGJARJE QË NA JEP SHPRESË