Frika pushtoi sërish Parisin pasi Kulla Eiffel u mbulua nga një tym i zi duke menduar se kryeqyteti francez ishte sërish në shënjestër të ndonjë sulmi terrorist.

Mirëpo, policia ka reaguar me shpejtësi duke dhënë informacione më të detajuara dhe duke thënë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë akt terrorist, por me një zjarr që kishte rënë disa metra larg kullës. Sipas autoriteteve, zjarri ishte shkaktuar nga disa fishekzjarre të cilat duhet të shpërthenin në qiell, por një gabim teknik ka bërë që ato të shpërthejnë shumë pranë kullës. Policia ka kërkuar nga njerëzit që të jenë të qetë dhe të mos përhapin panik në qytet.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, GJENDET I VETËVARUR 68-VJEÇARI
Artikulli tjetërOBAMA DËNON SULMIN NË NICE: PËRGJEGJËSIT TË VIHEN PARA DREJTËSISË