Në prefekturën Fukushima të Japonisë është paralajmëruar një cunami pas një tërmeti të fuqishëm 7.3 ballë në orën lokale 5:59.

Qendra meteorologjike japoneze ka dhënë alarmin për mot të keq që do të pasojë këtë dukuri natyrore, ndërsa sizmologët i druhen edhe ndonjë tërmeti. Japonia është një vend tepër sizmik shpeshherë me pasoja fatale për jetën. Tërmeti i së hënës nuk shënoi viktima.