Institucionet në Shkodër kanë harruar për 2017-tern, analizat 1 vjecare. Dikush i komanduar në krye të institucioneve ne Shkodër, të tjerë në frikën se mund ti largojnë nga këto pozicione, në Shkodër gjatë këtij muaji që është edhe i fundit për vitin 2017-te, i kanë harruar analizat e punës 1 vjecare.

Pothuajse cdo vit, në fund të muajit dhjetor, institucionet i janë drejtuar analizave respektive ne krye te dikastereve për katëse, por duket se kete vit, fushata elektorale, por edhe levizjet e pritshme ne janar ne disa prej institucioneve ne Shkodër duket se kanë detyruar këto të fundit që të rrinë në heshtje, dhe të perpilojnë me kujdes ato dosje te cilat do tia pasojne pasardhesve te tyre ne keto institucione.

Megjithate, perballe publikut, keto institucione po deshtojne se paku me kete transparence deri diku ndaj qytetareve, duke mos hedhur ne bilanc ate cfare eshte bere mire dhe cfare eshte bere keq, edhe pse jane vete qytetaret qe po perballen cdo dite edhe me mungesa sherbimesh por edhe sorollatje nga njera zyre ne tjetren duke treguar qarte, boshllekun e krijuar mes zyrave te shtetit dhe sherbimit ndaj qytetetareve.

Megjithate, institucionet kane edhe pak dite kohe, per ti treguar shkodraneve se cfare bene per nje vit, pse jo per te mesuar edhe objektivat per vitin e ardhshem.

Artikulli paraprakSTARTON TURNEU I TENISIT “SHKODRA IDOOR 2017”
Artikulli tjetërNDRIÇIMI RRUGOR NË SHKODËR