TË RINJTË E PD-së : LIBRI ËSHTË NJË MIK QË NUK DO TË SHUHET ASNJËHERË. Forumi rinor i partisë demokartike në ditën ndërkombëtare të librit kanë vendosur të dhurojnë disa libra për biblotekën e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” .

Iniciativa e tyre synon që të shtojnë sa më shumë numrin e libarve në këtë biblotekë dhe që të gjithë adhuruesit e librit të kenë një gamë të gjërë përzgjedhjeje ndër tyre. Forumi Rinor I Partisë Demokratike në Shkodër, ështe pjesë e ketij jubileu të ditës boterore te librit, I cili eshte shpallur me 15 nëntor të 1995 me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor .