TË RINJTË PROTESTOJNË KUNDËR PREMTIMEVE BOSHE, DHE PUNËSIMIT TË TË RINJVE. Nje proteste ne heshjte, kunder mashtrimeve per punesimin por edhe premtimeve boshe te qeverise. Ky ka qene mesazhi qe te rinjtë e forumit rinor te Partise Demokratike kane përcjelle ne 1 Maj ne rrugët e qytetit te Shkodrës.

Me slloganin, “Te pushojmë qeverinë nga puna” te rinjtë kane parakaluar ne pedonalen Kole Idromeno dhe ne pedonalen 28 Nëntori ne qendër te qytetit te Shkodrës. Kryetarja e Forumit Rinor te Partise Demokratike, Gjeorgjeta Hila gjate fjalës se saj deklaroi se kjo proteste, vjen si rezultat i reformave boshe dhe mungesës se punësimit te te rinjve. Gjate kesaj proteste nuk kane munguar edhe pankartat me mbishkrimet per situaten aktuale ekonomike ne vend por edhe per eksodin masiv qe ka prekur te gjitha shtresat e popullsise te cilat po braktisin vendin e tyre

Artikulli paraprakSTAR PLUS TV – LIVE STREAM
Artikulli tjetërBAZHDARI ME TË RINJTË NË HAPJEN E SEZONIT