Forumi Rinor i Partisë Demokratike zgjodhi kryetarin e ri Belind Këlliçi, pas konventës së fundit që u mbajt në Tiranë, me parimin një anëtar një votë. Në këtë proces që mbahet për herë të parë u votua për drejtuesin e ri të Forumit në 20 konventa kombëtare në 20 qytete,
ku të gjithë anëtarët e forumit patën mundësinë të ndjekin debatin mes kandidatëve dhe të vendosin me votën e tyre për kryetarin e FRPD. 10 mijë e 100 anëtarë të Forumit Rinor votuan në këto zgjedhje, që ishin një spektakël i demokracisë, i garës, i konkurencës së ideve dhe platformave. Kryetari i ri i forumit z.Belind Kelliçi është 28 vjeç, ka mbaruar studimet për shkenca menaxhimi dhe ekonomi në Universitetin e Maryland, SHBA dhe ka spikatur prej vitesh me aktivizimin e tij në politikë, në Partinë Demokratike. Belindi e ka nisur aktivizimin e tij politik në degën 10 në Tiranë. U zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, nga Kuvendi Kombëtar në vitin 2014.