BURIME PRANË DEPUTETËVE BËJNË ME DIJE SE GJITHÇKA LIDHET ME AKSIONET NË BIZNES. Deputeti Mark Frroku dhe deputeti Tom Doshi janë takuar së bashku për 10 minuta në mjediset e brendshme të hotel Sheraton. Takimi ëshë kërkuar për të diskutuar mbi ndarjen e aksioneve të një biznesi. Lajmi për këtë takim, i cili është larg syrit të kamerave është njoftuar nga dëshmitarë okularë. Por i kontaktuar me telefon, deputeti Frroku tha se nuk kanë folur për çeshtjen “Doshi” emrat e të dyve janë përfshirë në çështjen kryesore që po merr sot vëmendjen e publikut dhe është kthyer në luftë politike, atë të akuzës së Doshit për një atentat që është organizuar ndaj tij. Më herët, Frroku pati deklaruar se pas përfshirjes së emrit të tij në mënyrë të pavërtetë e të padrejtë nga Doshi, miqësia e tyre nuk mund të vazhdojë më.