“Frymë” është libri më i ri që i shtohet botës së letërsisë shqiptare i cili është promovuar në ambientet e Qendra rinore Arka.

Ky libër vjen mjaft i veçantë, pasi nuk ka një autor por janë të shumtë në numër si Astrit Fani, Merita Berdica, Arjola Zadrima, Stela Franja, Artur Baku etj. Në këtë libër i cili vjen si një përmbledhje e 33 prozave te shkruara në gegnisht, e pikërisht për përzgjedhjen e këtyre prozave është kujdesur Rozafa Shpuza e cila shprehet se nuk ka qënë aspak e thjeshtë duke marrë parasyshë që të gjithë autorët janë krijues të rinj në botën e porzës. Libri “Frymë” u përcoll me leximit e disa pjesëve të ndryshme nga vetë autorët duke zgjuar interesin e të pranishmëve për nga mënyra e të shkruarit në gegnisht të pastër. Në fund të kësaj mbrëmjeje të promovimit të gjithë patën mundesinë që të marrin nga një kopje të librit. “Frymë” do të shpërndahet në disa bibloteka të ndryshme në vendin tonë duke u bërë pjesë e botës së letërsisë shqiptare.