
Në një kohë kur shumica e njerëzve tërhiqen nga jeta aktive për shkak të moshës, Destan Dangëllija nga Devolli është prova se kurrë nuk është vonë për të ndjekur një ëndërr. Sot, në moshën 80-vjeçare, ai është drejt përfundimit të studimeve në degën e Inxhinierisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku pritet të mbrojë diplomën.I përndjekur politik, të moshuarin e takojmë në ish-burgun famkeq të Spaçit në Mirditë, vendi simbol i vuajtjeve të regjimit komunist.
Me origjinë nga një familje patriotike që ka lënë gjurmë në historinë e vendit – të njëjtit trung nga ku rrjedhin edhe Frashëllinjtë – Destani ka treguar se trashëgimia familjare dhe ideali për dijen janë forca që e kanë shtyrë gjithmonë përpara, pavarësisht moshës apo sfidave.
Rrëfimi i tij përfshin jo vetëm përpjekjet personale për arsimim, por edhe dhimbjet e të kaluarës, përndjekjen politike dhe padrejtësitë e një epoke që shënoi plagë të mëdha në historinë e Shqipërisë.