Qetësia në rrugë e të moshuarit që shihen herë pas here vetëm, janë dëshmia e braktisjes masive të fshatit Dajç në bashkinë e Shkodrës. Ky fshat dikur ishte i populluar, ndërsa sot vërehen shtëpi të mbylluara, ose jetojnë vetëm të moshuar. Banorët tregojnë se të rinjtë janë larguar prej vitesh nga fshati Dajç.

Përvec kushteve të jetesës mungesa e alternativave dhe pagat e ulëta ka bërë që të rinjtë të braktisin vendin e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT, në të gjithë qarqet, me përjashtim të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie gjatë periudhës 2011-2023, ndersa Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë ne vend me 28,3%.

Artikulli paraprakSHKODËR, GJENDET NGA FAMILJARËT E PAJETË 76-VJEÇARJA, DYSHOHET SE ËSHTË VETËVARUR
Artikulli tjetër500 PAKO USHQIMORE PËR FAMILJET ME FËMIJË JETIM