Ura e Drishtit i është nënshtruar një rikonstruksioni.Me këtë ndërhyrja është bërë e mundur që kjo urë tashmë të jetë e kalueshme dhe e sigurtë.
Ura e Drishtit, më parë, sic shihet nga pamjet ka qënë jo vetëm thuajse e pakalueshme por një rrezik serioz për jetën e banorëve dhe të fëmijëve që kalonin cdo ditë në një urë teli me dërrasa të thyera për të shkuar në shkollë.
Prej vitesh banorët apelonin në media dhe kërkonin që të ndërhyej në riparimin e urës pasi kishin mbetur të izoluar nga pjesa tjetër e fshatit.
Kryetari i Bashkisë Shkodër në një postim në rrjetin social facebook shkruan se Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka bërë të mundur riparimin e urës në fshatin Drisht të Postribës, ndërsa njoftonn se ka përfunduar riparimi i pjesëve të dëmtuara, ndërkohë që në të ardhmen do të realizojë një projekt për rikonstruksionin e plotë të kësaj ure, e cila shërben për banorët e zonës.

Artikulli paraprakKUFIRI I SHPRESËS DHE I VDEKJES NË VITET 1944-1991
Artikulli tjetërMIRDITA SFIDON URDHËRIN E RAMËS