Mbi 50 hektar toka bujqesore te mbjella ne fshatin Gorice jane nen pushtimin e ujit. Jashte kamerave banoret thone se niveli i ujit eshte perhere e me shume ne rritje duke bere qe ato edhe kete sezon dimeror te jene te pashprese dhe te braktisur nga shteti.

Sipas tyre ujrat qe vijne nga Mali i Zi ne Prroin aty behen shkak qe fushat te mbushen me uje e nga ana tjeter hapja e pa paralajmeruar e portave demton pike se pari kete zone , ndersa askush nuk preukuptohet per demet e tyre ne bujqesi. Banoret e zones apelojne per nje shkarkim te kontro;luar ne te kundert banesat e tyre dhe te gjithe njesise ana e malit jane te destinuara te jene nen pushtimin e ujit. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, përmbytjet në Shkodër varen vetëm nga menaxhimi i kaskadës së Drinit. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se, diten e hene dhe te marte do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në pjesët fushore të tij.

Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit për te henen dhe te marten . Nga llogaritjet paraprake nuk parashikohen zona të përmbytura, por rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.

Artikulli paraprakTATIMET KONTROLLE NË TREGJET E SHUMICËS E PAKICËS
Artikulli tjetërSHKODRA RREZIKOHET NGA PËRMBYTJET