Rruga kryesore e fshatit Grudë e Re, ka krijuar pakënaqësi tek banorët e zonës. Edhe pse e rikonstruktuar vitet e fundit, amortizimi i saj ka filluar herët duke bërë që të krijohen çarje të asfaltit, të cilat janë bërë shkak i aksidenteve pa pasoja mes drejtuesve të mjeteve. Një nga problemet e tjera me të cilat përballen banorët është fakti se rruga e ndërtuar është vetëm njëkalimshe, gjë që pengon lëvizjen e rregullt të drejtuesve të biçikletave e kryesisht e drejtuesve të automjeteve. Ato e cilësojnë si sfidë qarkullimin në këtë zonë ndërsa kanë rezerva për cilësinë e punimeve.

Prej disa vitesh, banorët e fshatit Grudë e Re janë përballur me probleme të shumta social-ekonomike. Amortizimi i rrugëve mbetet një nga problemet më të mëdha, ku qarkullimi gjatë dimrit ështëi ëvshtirë si shkak i krijimit të gropave me ujë ndërsa tani në stinën e nxehtë, pluhuri që krijohet nga thatësira është edhe më shqetësues për ta. Thirrja e vetme që kanë është ndërhyrja sa më parë e institucioneve përgjegjëse për ndërtimin e një rruge me të gjitha standartet.

Artikulli paraprakKREU I PD BASHA URON NGA SHKODRA FITER BAJRAMIN
Artikulli tjetërSHKODER, VLLAZNIA RIKTHEHET NE STERVITJE, GJEHET MARREVESHJA