
Rruga në hyrje të fshatit Grudë e Re prej vitesh vazhdon të mbetet një pikë problematike sa i takon hedhjes së mbeturinave dhe inerteve. Ndonëse koshat janë vetëm pak metra larg sërish personat e papërgjegjshëm vijojnë të hedhin mbeturinat në anë të rrugës duke e kthyer zonën në një landfilld. Banorët shprehen se kjo situatë ëshët shqetësuese pasi mbeturinat vazhdojnë të shtohen.
Banorët i kërkojnë institucioneve përgjegjëse të pastrojnë zonën dhe të dënojne qytetarët e papërgjegjëshëm.
Pavarësisht se në rrugën e fshatit Grudë e Re janë bërë aksione pastrimi si nga bashkia po ashtu edhe nga organizatat që merren me mbrojtjen e mjedisit sërish personat e papërgjegjëshëm vazhdojne të hedhin mbetjet aty.