Dhjetra familje në Fshat të Ri të Njësisë Administrative Postribë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Prej 27 vitesh nuk është investuar për të dërguar ujsjellësin dhe për implementimin e plotë të zonës me ujë. Banorët shprehen se jeta e tyre është bërë e pamundur. Vetëm dy puse në këtë zonë furnizojnë të gjithë familjet që nuk kanë ujë. Banorët shprehen se premtimet nuk kanë munguar asnjëherë.

Tubat janë blerë nga vetë komuniteti, por Ndërmarrja e Ujsjellës-Kanalizimeve Shkodër nuk u ka dhënë zgjidhje për problemin e tyre. Fshati i Ri është një ndër zonat më të varfëra të Postribës. Papunësia njeh shifra të larta. Ndërsa e vetmja e ardhur e tyre në vitet e demokracisë ka qenë emigracioni. Banorët e Fshatit të Ri kanë investuar vetë për rregullimin e kabinës elektrike, e cila ka qenë e amortizuar.

Ata shprehen se dora e shtetit në këtë vend ka qenë thuajse inekzistente. Ndërkohë, të indinjuar, shprehen se do të braktisin zgjedhjet në vitet në vazhdim nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Artikulli paraprakA DO NDRYSHOJË 2018-të HYRJEN E SHKODRËS?!
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR ZHBLLOKON AKSIN PULT – SHOSH