Përhapja e virozave, gripit të stinës dhe pandemisë COVID-19 ka shtuar numrin e vizitave në qendrën shëndetësore Mes, në njësinë Postribë. Mjeku Sokol Zhabjaku bën të ditur se gjatë ditëve të para të janarit numri I vizitave ëshët dyfishuar, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Krijimi I grumbullimeve në fundvit rriti numrin e rasteve pozitive me COVID shton mjeku, por një akt I tillë papërgjegjshmërie përsëritet shpesh, jo vetëm në fundvit shton ai.

Njëherazi me numrin e personave të prekur nga gripi I stinës dhe koronavirusi, po rritet edhe numri I vaksinimeve në këtë njësi administrative. Deri më tani janë kryer më shumë se dy mijë vaksinë bëri të ditur Sokol Zhabjaku, mjek në qendrën shëndetësore Mes.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, FUSHATË E USHTRISË PËR REKRUTIMIN E TË RINJVE
Artikulli tjetërSHKODËR, 17 VJEÇARJA QË SYNON PROFESIONIN E “HARRUAR”