Fshati “Bleran” vetëm 5 km larg Shkodrës ka 25 vite që nuk ka njohur asnjëfarë investimi si në infrastrukturë ashtu edhe në rrjetin e ujit të pijshëm

, atë energjitik, ndërsa kanalet kulluese janë mbytur nga inertet dhe mbeturinat.Banorët shprehen të revoltuar ndërsa premtimet e bëra gjatë fushatës së fundit zgjedhore nuk I quajtën asgjë tjetër vecse mashtrime të radhës Banorët e fshatit Bleran bënë të ditur se bashkia është në dijeni për problemet sociale që kanë madje I kanë dërguar disa herë shkresa dhe peticione por sipas tyre nuk janë marrë parasysh.Në rast se ditët në vazhdim nuk do të ketë reagim nga institucioni I bashkisë , banorët thonë se do të bllokojnë rrugën Shkodër-Postribë bashkë me urën e bardhajve