
95% e fshatit Malbardhë janë myslimanë, por edhe këtë vit festa katolike e Shën Mëhillit i mblodhi të gjithë pranë kishës 800-vjeçare te rindertuar nga vete komuniteti.Banoret dhe të ardhur nga zona të tjerë u bashkuan për të kremtuar këtë ditë, e cila prej vitesh është pjesë e traditës se fshatit. Pavarësisht përkatësisë fetare, banorët thonë se festat i kanë kremtuar gjithmonë së bashku, një traditë që vazhdon të përcillet brez pas brezi.
Përfaqësuesit e kishës dhe të pushtetit vendor e shohin këtë bashkëjetesë si një vlerë të veçantë të komunitetit të Malbardhës.
Kremtimi i Shën Mëhillit pranë kishës shekullore është tashmë një takim i përvitshëm për banorët e Malbardhës, ndersa iniciator dhe kontribues i ketij organizimi eshte keshilltari bashkiak, njeherazi dhe banor i ketij fshati Sefedin Lika.
https://youtu.be/IfN7ViXEaak


