Fshati i Obotit ne njesine Administrative Ana e Malit ka dal nga izolimi, pas tre ditesh ku ne brendesi te tij mund te futeshe vetem me varke.

Edhe pse rruget tokesore jane te permbytura nga uji , jane automjetet e tonazhit te larte te ushtrise te cilet tashme bejne levizjen e banoreve dhe ndihmave ushqimore per familjet atje dhe gjene e gjalle

Niveli i ujit ka rënë me rreth 30 cm .Vetem me mjete te larta ushtrie kalohet aty , ndresa Anen e Malit jane 1000 hektar toke nen uje pjesa me e madhe me te mbjella.

Ujesjellesi i Oblikes eshte permbytur dhe eshte jashte funksioni ndersa Bashkia Shkoder me ane te dy autoboteve ben furnizimin e banoreve me uje te pijshem .

Automjetet e FA kanë shpërndarë mëngjesin e sotmë rreth 6.5 ton koncentrat dhe bar të thatë për bagëtitë. Efektivet e FA do të nisin shpërndarjen e ndihmave sapo pushteti vendor të përcaktojë zonat ku duhen çuar materialet.