Fshati Obot mund te konsiderohet zyrtarisht nen pushtimin e ujit. Rruga qe te lidh me kete fshat rrezikon te bllokohet nese vahzdojne reshjet dhe intensifikohen shkarkimet.

Banoret e zones thone se eshte rritur ndjeshm niveli i ujit ndersa tashme investimi i tyre ne bujqesi eshte i demtuar, ashtu sic ndodh thuajse cdo vit dhe askush nuk mban pergjegjesi. Banoret e fshatit Obot shprehen se eshte çeshtje oresh qe dhe banesat te perfshihen ne uje , ndersa apelojne per shkarkime te kontrolluara pasi kjo zone eshte tradicionalisht me e demtuara.