
Rreth 40 familje të fshatit Suka – Dajç nuk marrin shërbim shëndetësor në fshatin e tyre, si shkak i mungesës së qendrës shëndetësore. Në rast nevoje, banorëve u përgjigjet një infermier nga qendra shëndetësore e fshatit Dajç.
Kryetari i fshatit kërkon që të ndërtohet një qendër shëndetësore në këtë zonë.
Rreth 80 banorë të kësaj zone e marrin të pjesshëm shërbimin shëndetsor parësor, ndaj duhet të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi.