
“Fshatrat e Lezhes ne erresire prej 48 oresh”, Kreu i PD Gjin Gjoni: Situata e krijuar e pafalshme, autoritetet te marrin masa
Situata e krijuar me mungesen e energjise elektrike ne pjesen me te madhe te territorit te Bashkise Lezhe, konsiderohet e pafalshme nga Kryetari i Partise Demokratike Gjin Gjoni.Sipas tij jane mijera banor ne erresire dhe ende nuk eshte marre asnje mase per ti dhene zgjidhje problematikes.
Reagimi i Gjin Gjonit
Mijera banorë të Bashkisë Lezhë, fshatra të tëra në Zadrimë, Blinisht, Ungrej, Balldre, Torovicë, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, Tale dhe Rrilë etj, ndodhen në erresire prej 48-oresh.Është e vertetë që moti i keq i këtyre diteve solli edhe njëherë në pah problematiken e madhe në rrjetin elektrik të Zadrimës, Zejmenit, Shënkollit dhe Shëngjinit dhe të shumë zonave të tjera.Gjatë 5 viteve të fundit qeveria trumbeton se ka investuar rreth 5 milion euro në rrjetin elektrik të Lezhës, por situata më terren tregon të kunderten, kam patur telefonata të panumërta sms, biseda në takime për mungesën e energjisë apo ndërprerjen e vazdhueshme të saj gjatë periudhave të tjera të vitit. Kjo ka ardhur për shkak të vjedhjeve marramendëse te kesaj qeverie në sektorin e investimeve në qeveri, por edhe për shkak të mungesës se investimeve në Lezhë apo në të gjithë veriun. Mjafton pak shi apo ere që zona të tëra të ngelin pa energji elektrike, duke penalizuar shumë biznese dhe banor. Është e pafalshme qe qytetarët e Lezhës në 2025 të diskutojnë dhe të mos kenë gjërat më elementare drita dhe ujë.Prandaj i bëj thirrje insitucioneve përkatese që të marrin masa për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike për popullaten, pasi në një kohë që temperaturat kanë rënë ndjeshem mungesa e dritave e bën edhe më të vështire jetesen për ta.#GG#