Dhjetra banorë të fshatit Hot i Ri, i Njësisë Administrative Postribë vuajnë mungesën e theksuar të infrastrukturës. Rruga me gjatësi vetëm prej 2 kilometrash, e cila lidh këtë fshat me fshatra të tjerë të Njësisë Administrative Rrethina përmes Rrugës së Vrakës, prej vitesh nuk njeh asnjë ndërhyrje për rregullimin dhe asfaltimin e saj. Banorët, të shqetësuar për këtë situatë e cila vështirëson tej mase lëvizjen e automjeteve dhe kalimtarëve shprehen se premtimet nuk kanë munguar asnjëherë në çdo fushatë elektorale, por në terren asgjë nuk është bërë.

Banorët shprehen se situata përkeqësohet sidomos përgjatë sezonit të shirave, duke e bërë thuajse të pakalueshme lëvizjen. E gjithë zona përreth vuan mungesën e infrastrukturës. Puthuajse të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative Postribë vuajnë në rrugëte amortuzuara dhe që nuk njohin investime. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Fshati i Ri, i cili që prej 27 vitesh nuk njeh investime në infrastrukturë.

Artikulli paraprakVRASJA E SUELËS, I DYSHUARI “KYÇ” GOJËN
Artikulli tjetërDËSHMORËT E ATDHEUT TË DENUAR ME HARRESË