Kërkesën e dorëzuar në Bashkinë e Shkodrës për menaxhimin e stadiumit “Loro Boriçi” e ka konfirmuar edhe vetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando duka.

Sipas kreut të FSHFf mbetet në dorën e bashkisë për të vendosur. Duka nuk e quan një presion këtë kërkesë për bashkinë por sipas tij një marrëveshje korrekte për të cilën ka interes edhe vetë bashkia. Marrëveshja e propozuar parashikon 40% të fitimeve të jenë të bashkisë dhe 60% të federatës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka garanton se kërkesa për menaxhimin e stadiumit “Loro Boriçi” ka mbërritur në zyrën e kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Kreu i FSHF thotë se mbetet në dorën e bashkisë për të vendosur.Për kryebashkiaken Ademi siç edhe ka deklaruar stadiumi “Loro Boriçi” nuk merret në dorëzim pa përfunduar plotësisht por presidenti i FSHF Armando Duka thotë se impianti është i përfunduar ndërsa shumë shpejt do vendoset pista e tartanit ndërsa këtë kërkesë për menaxhimin e stadiumit nuk e quan një presion për bashkinë.Edhe pse është publikuar kërkesa për menaxhimin e stadiumit “Loro Boriçi” në bashkinë Shkodër nuk ka asnjë reagim për të treguar se cili është qëndrimi i tyre. 200 mijë është menduar kostoja e mirëmbajtjes të stadiumit nga bashkia ndërsa tashmë ka një kërkesë për menaxhimin nga FSHF përmes një marrëveshje 10-vjeçare ku parashikohet që 40% t’i mbesin Vllaznisë dhe 60% FSHF-së, kërkesa të cilat janë gjithnjë në favor të federatës.

Artikulli paraprak26 VJERORI I RIHAPJES SE XHAMISE SE PLUMBIT,MYFTINIA SHFAQ DOKUMENTARIN:TRIUMFI I MINAREVE”
Artikulli tjetërPENDOHEN TERRORISTET,TREGOJNE “SULMIN NDAJ IZRAELIT”