
Federata Shqiptare e Futbollit nisi të praktikojë një kalendar ndeshjes që zgjatej në katër ditë. Nga e premtja, deri të hënën.
Gjithsesi, duket se ndeshjet e zhvilluara ditën e premte dhe të hënë, kanë lënë shije të hidhur për mënyrën se si janë luajtur.Për këtë arsye, ka pasur një vendim të brendshëm në FSHF, duke vendosur që të evitohen përballjet e së premtes, apo të hënës.
Kjo ka nisur që këtë fundjavë, kur të gjitha takimet e programuara, si në Superiore, ashtu edhe në Kategorinë e Parë, do zhvillohen ditën e shtunë dhe të dielë lu si pjesë e kalendarit të kësaj fundjave janë ndeshjet e Teuta-Laçi, Luftëtari-Lushnja, Vllaznia-Skënderbeu, Flamurtari-Kukësi dhe Kamza Partizani






