Shumë zona në qytetet e vendit janë të përmbytyra, ndërsa pritet një rritje e dendësisë së reshjeve gjatë orëve në vijim. Kjo situatë rrezikon edhe zhvillimin e kampionateve të futbollit përfshirë edhe Superligën.

Ndërkohë është zbardhur ndryshimi i kalendarit të datave dhe orareve të ndeshjeve që janë të programuara për tu zhvilluar të vlefshme për javën e 13 të Superligës Shqiptare. Ndërkohë në interesë të shkodranëve janë ndeshjet e ekipit kuqeblu ku Vllaznia – Laçi e cila ishte programuar të zhvillohej të dielën në stadiumin “ Loro Boriçi” në orën 14 kjo ndeshje është spostuar për në orën 13. E njëjta gjë është vendosur edhe për kategorinë e parë ku Vllaznia B të shtunën do të preste në Shkodër ekipin e Egnatias por kjo ndeshje është se në fushën sportive “Reshit Rusi” mungon energjia elektrike dhe uji dhe për këtë shkak është vendosur edhe spostimi i kësaj ndeshjeje.

Pra të gjitha takimet e orës 14.00 do të nisin një orë më herët, në 13.00, për të evituar problemet nga pllakosja e errësirës, problem që ka lindur që fundjavën që shkoi, me disa ndeshje në kategoritë e ulëta që në minutat e fundit ishin thuajse në errësirë. Bëhet me dije së nëse do të ketë rëndim të kushteve atmosferike ndeshjet e së shtunës dhe të dielës atëherë do të spostohen në një datë tjetër deri në përmirsimin e kushteve të motit ku do të jetë e mundur edhe zhvillimi i këtyre takimeve .

Artikulli paraprakNJË KABARE SI “LAURETTE DE PANAME” NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODER ,MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE