Federata Shqiptare e Futbollit hedh poshtë zërat e përhapura ditët e fundit se ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit mund të mos luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Në media të ndryshme është raportuar se ekziston mundësia që dueli i 12 nëntorit të zhvillohet në “Elbasan Arena”, për shkak të punimeve që po kryhen në terrenin e stadiumit të Shkodrës. Megjithatë FSHF-ja i hedh poshtë këto zëra, duke sqaruar se ndeshja do të luhet sipas programit të parashikuar. “Federata Shqiptare e Futbollit njofton sportdashësit, median dhe gjithë opinionin, se ndeshja e 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit, për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit ‘Rusi 2018’, do të luhet sipas parashikimit në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të qytetit të Shkodrës”, sqaron institucioni i futbollit me anë të një komunikate zyrtare. “Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dale nga institucioni shqiptar i futbollit. FSHF-ja rikonfirmon se ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkodrës dhe kjo gjë nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Gjithashtu njoftohet se shitja e biletave, vazhdon normalisht. Ajo i bën thirrje mediave, që të jenë më profesionale në publikimin e lajmeve të tilla pa asnjë citim zyrtar, të cilat s’bëjnë gjë tjetër vetëm çorodisin publikun”-përfundon deklarata e FSHF-së.

Artikulli paraprak“PRENKË JAKOVA”, KONCERT INSTRUMENTAL ME SHKOLLËN E MESME
Artikulli tjetërKLD SHKARKON KREUN E GJYKATES SE GJIROKASTRES,GUXIMTAR BOÇI