Kategoria superiore pritej të startonte në datën 20 janar të vitit të ardhshem ku do të rikthente sërish sfidat ndërmjet ekipeve shqiptare

 Por mesa duket kjo nuk do të ndodh kjo pasi sipas një njoftimi të bërë zyrtarë nga Federata Shqiptare e Futbollit bëhet me dije se Kategoria Superiore do të fillojë një javë më vonë pra në datën 27 janar 2018. FSHF ka konfirmuar se kampionati do të shtyhet pas një vendimi që është marrë nga Komiteti Ekzekutiv. Ndërkohë në njoftimin e FSHF shkruhet. Me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv, java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhet në datën 27 janar 2018 dhe jo në datën 20 janar siç ishte parashikuar më parë. Sektori i Garave pranë FSHF, ka bërë këtë propozim i cili është miratuar me vendim qarkullues të KE.

Ndërkaq për këtë vendim do të vihen në dijeni të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore. Java e 17 e Kategorisë Superiore e cila do të startojë më 27 janar ora 14:00do të sjellë takime ndërmjet ekipeve si më poshtë. Vllaznia-Kukësi Luftëtari-Skënderbeu Flamurtari-Partizani Teuta-Lushnja Kamza-Laçi

Artikulli paraprakGJENDJE ALARMI NË PORTIN E BARIT, MIJËRA KOSOVARË KTHEHEN NGA GJERMANIA
Artikulli tjetërGJYKATA E APELIT I RIKTHEN PASAPORTËN SAIMIR TAHIRIT