FSHF vendos:Vllaznia – Skenderbeu do te luhet ne Korçe

Nëpërmjet një shkrese Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubin e Vllaznisë se nuk mund të luajë në “Reshit Rusi” sfidën ndaj Skënderbeut për shkak se fusha sportive nuk i përmbush kushtet dhe nuk mund të licensohet për ndeshjet e Kategorisë Superiore. Konkretisht nuk përmbusheshin katër pika që kishin të bënin me gjendjen e fushës, mungesa e dhomës mjekësore, mungesa e sallës së konferencave si dhe mungesa e kabinës për gazetarët apo komentatorët për të transmetuar ndeshjen. Sipas kërkesës së bërë nga klubi shkodran, u vendos që takimi të zhvendosej në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu” kur bardhekuqtë do të jenë pritës, ndërsa në fazën e dytë do të jenë korçarët që do të vizitojnë stadiumin “Loro Boriçi”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKAPET BIZNESMENI ME 800 MIJË €, BASHA:KISHTE 2 PATENTA TË TAHIRIT
Artikulli tjetërPOLICËT E MASKUAR SI TIFOZË KAPIN SHQIPTARIN ME 200 MIJË EURO MARIJUANË