Me 10 janar të këtij viti në Shkodër do të mbahen zgjedhjet për Presidentin e Ligës Rajonale të futbollit amator për zonën e Shkodrës, organizëm i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Njëri prej kandidatëve, ish drejtori i klubi Vllaznia Kujtim Shaba ka disa pretendime se gara nuk po zhvillohet e drejtë dhe transparante pasi ende nuk e kanë njoftuar si kandidat zyrtar edhe pse është propozuar nga klubet si dhe nuk e kanë njoftuar se kush janë ata që kanë të drejtë vote.

Shaba i është drejtuar me një kërkesë zyrtare FSHF dhe Zyrës Rajonale që më 21 dhjetor të vitit të kaluar por edhe pse jemi 3 ditë përpara votimit ende nuk ka asnjë përgjigje.

Shaba shprehet se në faqen zyrtare të Federatës nuk ka asnjë të dhënë në CV e tij përveçse gjeneralitetet në një kohë kur ka një eksperiencë tëgjatë dhe me poste drejtuese në fushën e sportit ndryshe nga kandidati tjetër që e ka të plotësuar CV-në në FSHF, gjë e cila e bën të dyshojë për një garë të pabarbartë.

Kandidati për President i Ligës Amatore tregon edhe vizionin e tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, FORCAT RENEA DHUNOJNË GAZETARIN SIMON SHKRELI
Artikulli tjetërSKANDALI I PAGAVE/ NJË PREJ TË ARRESTUARVE PUNONTE PËR NJË MILIARDER RUS (EMRI)