Një korrier droge që po kalonte transit në Modena u arrestua nga Policia italiane. Rreth orës 4 të mëngjesit të djeshëm, një patrullë pikasi një makinë që ishte drejtuar për në jug dhe menjëhërë, lexoi të dhënat e makinës dhe verifikoi informacionin.

Një Hyndai që drejtohej nga grua shqiptare kishte raportime të shumta për një seri gjobash të papaguara ndonjëhërë si dhe faturash tatimore. Makina u ndalua në Valsamoggia. Në krye ishte i biri i pronares, një djalë 34-vjeçar shqiptar që tregoi nervozizëm dhe që ngjalli dyshime tek agjentët e Policisë. Duke kontrolluar makinën, agjentët vunë re një anomali të çuditshme në pjesën e pasme të ndarjes së pasagjerëve, ku perdet ishin çuditërisht më të gjata. Për këtë arsye vendosën ta inspektonin duke e dërguar në një ofiçinë dhe me një mikrokamera ata e inspektuan. U zbulua se nën këmbët e pasagjerëve kishte një hendek që mund të hapej vetëm duke hequr sediljet. Brenda ishin vendosur gjatë pako të mbështjella me celofan që përmbanin kokainë me një shkallë shumë të lartë pastërtie dhe sipër kishin etiketën e një peshku.

Droga peshnonte 6.7 kg. Korrierit iu vunë menjëhërë prangat. Ishte me banimnë Treviso. Au u dërgua në burg në pritje të vendimit nga Gjykata. Kokaina e sekuestruar nëse do të ishte hedhur në treg do të vlente më shumë se një milion euro. Policia Rugore tani ka nisur hetimet për të rindërtuar skemën e lëvizjes së këtij korrieri dhe burimin e furnizimit të tij me drogë