
Kjo fundjavë qershori me temperatura të larta, ka sjell fluks pushuesish në plazhet e Shëngjinit.E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kunë ishte e populluar, ku dominonin shqiptaret e kosovës.
Një pjesë e qytetarëve kanë nisur pushimet e të tjerë kanë zgjedhur të kalojnë fundjaven pranë bregdetit.Pushuesit vlerësojnë Shëngjinin si një destancion turistik që po i përmbush pritshmëritëe tyre, duke veçuar bukuritë natyrore dhe pastërtinë e ujit dhe rërës.
Numri i pushuesve në plazhet e Lezhës është në rritje të vazhdueshme dhe piku pritet të jetë gjatë muajve korrik dhe gusht.Ndërsa në fokus është vënë përmirësimi i shërbimeve dhe menaxhimi efikas i hapësirave publike, për të përmbushur pritshmëritë e një sezoni turistik sa më cilësor.