Fillimi i muaji maj ka sjelle fluks pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke e kthyer këtë zonë në një nga destinacionet më të frekuentuara te kesaj fundjave.Moti i kthjellët dhe ditët me diell kanë tërhequr vizitorë të shumtë, ndërsa kombinimi i festës se 1 majit me fundjavën ka krijuar mundësinë ideale për disa ditë pushimi larg rutinës së përditshme.

Temperaturat, ndonëse jo tipike verore, janë të përshtatshme për këtë periudhë të fundit të pranverës, duke ofruar kushte të mira për shëtitje dhe relaks.

Strukturat akomoduese në zonë kanë qenë të përgatitura për këtë fluks, pasi rezervimet ishin kryer që më herët, ndërsa interesi për të kaluar pushimet në Shëngjin mbetet i lartë edhe për ditët në vijim.Kjo zone turistike po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion që frekuentohet jo vetëm gjatë sezonit veror, por sa herë kushtet atmosferike janë të favorshme, duke ofruar qetësi dhe një eksperiencë të këndshme për vizitorët.

 

https://youtu.be/R26DPjxaknM

Artikulli paraprakNIS FESTA E LULEVE NË SHKODËR, 4 DITË AKTIVITETE
Artikulli tjetërZHVILLIMET E RENDIT NË 24 ORË NË LEZHË