
Shkodra ka hyrë në fazën kulminante të festimeve të karnavaleve. Saimir Ahmeti, drejtuesi i organizatës “Antik”, partner me Bashkinë Shkodër në këtë organizim maratonë, thotë se programi është mbështetur te tradita e Shkodrës, e cila ka një histori dinjitoze në këtë drejtim.
Megjithatë, janë të shumta risitë në këtë edicion të Karnavaleve të Shkodrës, ku janë implementuar elemente nga qytetet europiane që shquhen për organizimin e spektakleve të karnavaleve.
Fundjava në Shkodër parashikohet të jetë një spektakël dritash, maskash, muzike cilësore, performancash akrobatike si dhe shfaqjes së parashutistëve.