
Kjo ishte pamja në bregdetin e Velipojës këtë fundjavë. Ditët e pushimit dhe rritja e temperaturave tërhoqi qytetarë nga Shkodra por edhe vizitorë të huaj në plazhin e Velipojës të cilit kishin zgjedhur të kalonin disa orë ndryshe nën rrezet e diellit këtë fillim prilli. Megjithëse është akoma heret për tu hapur sezoni, Velipoja mbetet një ndër plazhet më të preferuara në veri të vendit.
Me rritjen e temperaturave bizneset po përgatiten për hapjen e tyre, ndërsa pritet që Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pranë bashkisë Shkodër të nisë pastrimin dhe sistemimin e bregut ranor por edhe të shesheve publike në këtë plazh.