Fundjava ka rikthyer kaosin në rrugët e qytetit të Shkodrës. Dita e dielë ka nisur me trafik të rënduar në hyrje të qytetit të Shkodrës ku turistë të huaj, por edhe pushues vendas zgjedhin të udhëtojnë jashtë qytetit për të kaluar ditët e pushimit. Destinacioni më I preferuar gjatë fundjavës është kryesisht plazhi I Velipojës.

Rradha e makinave nis nga lagjja “Xhabiej” dhe përfundon tek harku I Bërdicës, aty ku fillon edhe rruga në drejtim të Velipojës. Trafiku I rënduar ka krijuar vështirësi për lëvizjen e ambulancave, ndërkohë që në këtë aks ku rëndohet trafiku edhe si shkak I mjeteve që vijnë nga bypassi I Shkodrës mungojnë patrullat e policisë rrugore.

Stina e verës është problematike për shkak të numrit të aksideneteve të cilat ndodhin si pasojë e fluksit të madh të automjeteve në rrugë, apo edhe për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës rrugorë nga shoferë vendas dhe të huaj. Po ashtu, fluks të konsiderueshëm të makinave ka patur edhe në rrugën e Velipojës, pasi qytetarë të shumtë zgjedhin të kalojnë të shtunën dhe të dilën pranë detit.