Nga data 2 Nentor markata e mishit ne Shkoder eshte jo funksionale ndersa dhjetra familje qe ushqeheshin permes katij aktiviteti ndodhen ne gjendje te veshtire ekonomike.

Sipas kerkeses se autoritetit kombetar te ushqimit , njesite tregtare aty, po i nenshtrohen rikonstruksionit te plote per te permbushur kushtet higjeno sanitare te tregtimit. Tashme ato presin vetem driten jeshile per te hapur dyqanet ne menyre qe te rinisin punen para festave te fundvitit.

Nga ana tjeter punonjesit qe jane marre me riparimin e ambjenteve te markates thone se 95% e punes tashme eshte gati per tu dhene ne dorezim pasi thuajse cdo gje eshte gati Sinkron puntori Ndersa pritet furnizimi me uje dhe drita nga drejtorite perkatese.

Nga ana tjeter tregtaret e mishit ne Shkoder shprehen shqetesim per faktin se eshte mbyllur dhe thertorja cka i penalizon ne punen e tyre, duke bere qe ky per ta te jete nje fundvit plot me halle dhe veshtiresi ekonomike.