Me ardhjen e festave të fundvitit edhe aktivitetet janë të shumta , një I tillë është organizuar edhe për personat me aftësi të kufizuar nën kujdesin e motrat “Maria De Grapa” dhe Teatrit “Migjeni” .

Të pranishëm ishin , grupi I animatorëve të “Don Bosko” këngëtarja Jozefina Simoni , aktori Nikolin Fërketa I cili shprehet se këta persona kanë nevojë për të tilla shfaqe ku mund të dhurojnë dhe marrin dashuri . Aktivitete të tilla janë të përjavshme për këta fëmijë por ky I fundit vinte pak më ndryshe ku I dedikohej tërësisht festive të krishtëlindes dhe Vitit të Ri. Një festë e shoqëruar me skece të ndryshme humiristike , këngë dhe valle , fëmijët me aftësi ndryshe kanë kaluar një disa orë ndryshe dhe të gëzueshme

Artikulli paraprakRRITJA E TË ARDHURAVE NË BASHKINË MALËSI E MADHE
Artikulli tjetër“28 NENTORI” PANAIR BAMIRËSIE NË PRAG TË FESTAVE