Për të gjitha ato femra që do të ‘vdisnin’ për të qenë njëherë brenda shtëpisë së yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, ky i fundit jua ka bërë gjërat më të lehta. Ronaldo ka dirigjuar kameramanin në të gjitha dhomat më të rëndësishme të shtëpisë së tij MADHESHTORE.

Për 30-vjeçarin, dhoma më e rëndësishme ishte ajo e gjumit, ku kalonte dhe pjesën më të madhe të ditës, duke qenë se profesioni i tij kërkon që të pushojë mirë dhe sigurisht edhe kuzhina, pasi për të qenë në formë të mirë fizike, duhet të ushqehet shumë, dhe mirë. Një vend të cilin futbollisti e përdor shpesh për të medituar në qetësi është dhe veranda, e mbushur me lule të ndryshme. Turin në vilën e tij, Cristiano Ronaldo e mbylli në oborrin e pasëm të shtëpisë, ku ndodhej një fushë futbolli (sigurisht), pishinat dhe garazhdet për makinat e tij, ndërsa nuk harroi të japë dhe urimin e tij për Krishtlindje, ‘të jemi të lumtur, pasi kjo është më e rëndësishmja’.