Janë mbledhur të gjithë se bashku për të mbyllur nje vit të ngjeshur dhe me shumë sfida.

Selia Rozë, mbremjen e se martës ka qënë e mbipopulluar ne festën e fundvitit të organizuar nga kjo forcë politike. I pranishem ka qene edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati si dhe deputetë të tjerë të qarkut të Shkodrës. Fjalën e hapjes ne kete takim e ka mbajtur Kryetari i PS Shkodër Arvid Osja i cili ka uruar të gjithë socialistët për festën e krishtlindjes dhe vitit të ri.

Ministri Bushati ne fjalen e tij, pervec urimeve u shpreh se tashmë fjalimet nuk zënë me vend por duhet punë për arritjen e objektivave.Socailistët vijnë në këtë fundviti pas nje beteje ne zgjedhjet parlamentare ku moren edhe shumicen derrmuese ne parlamentin Shqiptare, nderkohe qe PS e Shkodrës tashme uron 2018-en si viti i realizimit të premtimeve dhe investimeve per Shkodren

Artikulli paraprakARQIPESHKVI I SHKODRËS NË TONIGHT STAR PLUS
Artikulli tjetërRRUGA “TELI” MES PELLGJEVE ME UJË