Pandemia për të dytin vit ka ndikuar në uljen e numrit të turistëve të cilët vizitojnë qytetin e Shkodrës në periudhën e festave të fundvitit. Përgjegjësja e Zyrës së Informacionit Turistik, Imelda Mullini bën të ditur se fluksi më I madh I vizitorëve është regjistruar në verë dhe vjeshtë, ndërkohë që situata është paraqitur ndryshe gjatë dimrit, për shkak të masave të vendosura nga përhapja e pandemisë COVID-19.

Ajo shton se gjatë këtij muaji, pjesa më e madhe e turistëve të cilët kanë kërkuar informacion vijnë nga Polonia dhe Çekia.

Kjo zyrë është e hapur çdo ditë për turistët dhe emigrantët që kërkojnë informacion mbi zonat turistike.

Një nga zonat më të kërkuara për t’u frekuentuar është ajo e Thethit, por për shkak të bllokimit të rrugës nga bora, mbetet një destinacion I pamundur për t’u vizituar gjatë dimrit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT SHPENZOJNË PËR DEKORET E FESTAVE
Artikulli tjetër“PO MARRIM FRYMË TË LIRË, ËNDRRA JONË AFGANISTANI”