Fundviti po pritet me një atmosferë të gëzueshme edhe në Mirditë. Prej fillimit të muajit dhjetor, qyteti i Rrëshenit është veshur me dekor festiv dhe po organizon veprimtari të shumta kulturore e artistike.
Sheshi “Abat Doçi”, ku është krijuar këndi i festave, pret çdo natë qytetarë dhe vizitorë të të gjitha grupmoshave, të cilët argëtohen deri në orët e vona të mbrëmjes.
Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarët thonë se po kalojnë shumë mirë dhe vlerësojnë organizimet e bëra nga Bashkia Mirditë.
Organizime të tilla për festat e fundvitit janë kthyer në traditë të përvitshme nga Bashkia Mirditë, duke bërë bashkë qytetarë vendas, emigrantë dhe vizitorë.

Artikulli paraprakZHVILLIMI I TURIZMIT NE FUSHE-KUQE TE KURBINIT
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KUNDËRSHTOI PUNONJËSIT E POLICISË DHE IU GJET SASI LËNDE NARKOTIKE DHE MUNICION LUFTARAK ARRESTOHET 42 VJEÇARI