Këto dy ditët e fundit, Bashkia M. Madhe sikur është zgjuar nga gjumi letrargjik i muajve te fundit, dhe tanime përqendrimi i punës se administratës se Bashkisë dhe veçanërisht i sektorit te shërbimeve është fokusuar tek , ndryshimi i atmosferës  festive, ne prag te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.

Ndaj veçmas krasitjes se pemëve te gjelbërimit, dhe lyerjes se tyre, pune e cila po vijon me mjafte  përkushtim dhe vlerësim për te përfunduar sa me shpejt te jete e mundur, për te mundësuar edhe pastrimin, e rrugëve dhe trotuareve , po punohet edhe për ndriçimin e qytetit .Madje kamera e Star plus tv  ka ndjekur  nga afër këtë proces, ku veçmas vendosjes se pemës se vitit te ri ne qendër te qytetit, e cila tashme është kthyer ne funksionin e saj me dritat e ndezura, me mjaft rigorozitet po punohet edhe per ndriçimin ne te gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit te Koplikut. Ndërkohe qe ecurinë e këtyre punimeve e ka ndjekur thuajse gjate tere orëve te punës  edhe  nënkryetari i Bashkisë z,Sytki Ndrecaj i cili u shpreh për Star plus tv.