4 të plagosur kanë mbetur nga një aksident rrugor,  në aksin Velipojë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi rrugor Dajç-Shkodër, ku drejtuesi i mjetit tip “‘Mercedes-Benz’ me targa AA720 BF, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin e rrugës.

Për pasojë drejtuesi i mjetit, 43-vjeçari me inicialet A.P është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Të plagosur po ashtu kanë mbetur edhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjet, 2 të rinj 18-vjeçarë me iniciale M.B dhe M.T si dhe një 20 vjeçar me inicialet A.T, të tre banues në Dajç Shkodër.