Eshtë kthyer ne një tradite, dhe ashtu ka ndodhur sërish. Fundviti ka mbërritur edhe pranë palestrës se xhudos ne Vaun e Dejës. Dhjetëra fëmijë që janë pjese e kësaj palestre kane argëtuar se bashku me njeri tjetrin, por kësaj radhe ka pasur edhe miq nga Anglia.

Drejtuesi i skuadrës Albania Xhudo Kodokan, Anton Shkoza në një interviste për mediat, është shprehur se ky aktivitet vjen si një dhuratë për të gjithë fëmijët . I pranishëm në këtë aktivitet, ka qene edhe Nën Kryetari Bashkisë Vau Dejës, i cili përveç urimit, për këta fëmijë ka deklaruar se kjo akademi e xhudos, është krenaria e bashkisë Vau Dejës. Anton Shkoza nga ana tjetër, ka bëre edhe një analize të këtij viti qe sapo mbyllet.